Sporti

Bellerin afër largimit nga Arsenal

07/29/2021 11:11
nga:E K

E ardhmja e Hector Bellerin duket të jetë larg ‘Emirates’.

Spanjolli, Bellerin është gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenal, pasi për të po interesohen skuadra si Inter dhe Atletico Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas ‘Daily Star‘ drejtuesit e Arsenal pritet të takohen sot me agjentin e lojtarit i cili ndodhet në Londër për të diskutuar të ardhmen e tij.

Inter duket favorit pasi janë në kërkim të një zëvendësimi të Achraf Hakimit i cili u largua për në PSG.

/GazetaBlic Sport/