Lajme

Bellaqa: Kosova nuk mund ta rris ekonominë duke shpërndarë paratë jashtë vendit

05/17/2022 10:36
nga:Astrit Gashi

Shtesat qeveritare prej 100 euro ndihmuan përkohësisht qytetarët, që i morën ato.

Kështu beson ekonomisti Jakup Bellaqa.

Bellaqa në Klan Kosova, tha se ato para, që i mori sektori publik, dhe personat në skemat sociale, u shpenzuan në gjëra elementare ditore.

Sipas tij në situata të sfidave ekonomike, qytetarët duhet të bëhen vetvetiu më “nacionalist” që të mos i derdhin parat në shtete të tjera.

Ai theksoi se Kosova nuk mund të rris ekonominë, duke shpërndarë paratë jashtë vendit.

Këto komente, i njëjti i tha, kur u pyet rreth numrit të lartë të vizitave të kosovarëve në bregdetet e Shqipërisë e Malit të Zi.

Bellaqa, beson se me qasjen e ekonomisë importuese, Kosova gjithë paranë e saj po e qet jashtë.

Andaj, për këtë duhet të ndërrohet qasja edhe qeveritare, edhe e vet qytetarëve.