Showtime

Bella Hadid nxit imagjinatën e veshur në të brendshme, në kampanjën e re për “Victoria’s Secret”

11/09/2021 15:25
nga:Genita C

Bella Hadid bëri debutimin e saj në “Victoria’s Secret” në vitin 2016.

Të hënën (8 nëntor), Bella Hadid , 25 vjeç, nisi sezonin festiv me një stil të vrullshëm, ndërsa pozoi për fushatën më të re të Krishtlindjeve të markës së të brendshmeve.

Supermodelja i ngriti temperaturat teksa pozoi në një sytjena me dantella të kuqe dhe me funde të ngjashme, me një kampanjë të re promovuese për “Victoria’s Secret”.

Xhirimet me temën e Krishtlindjeve shfaqin Bella si “Alice in Wonderland” duke pozuar me një fund gjigant prej tyli dhe çizme me taka të larta.

Mbretëresha e pasarelës mund të shihet duke u shtrirë në një divan i vendosur në pyll, ndërsa ajo thekson figurën e saj të përkryer fizike, shkruan DailyMail.
Bella dukej më në formë se kurrë më parë në fushatën e Krishtlindjeve ‘Mad For Plaid’ që shënon rikthimin e saj në markën e famshme.

Fushata vjen pas pretendimeve se ajo nuk ndihej e sigurt kur ecte në shfaqjet e tyre në vitin 2019.

Shfaqja vjetore e modës e “Victoria’s Secret 2019” u anulua pas reagimeve të vazhdueshme për mungesën e diversitetit që rezultoi në rënie të shifrave të shitjeve.

Në një përpjekje të fundit për të rikthyer imazhin e markësnë qershor, gjiganti i të brendshmeve njoftoi formacionin e tij të ri ‘të larmishëm’ të përfaqësueseve, i cili përfshin Priyanka Chopra Jonas dhe Megan Rapinoe.

Tradicionalisht, marka është promovuar nga një listë e supermodeleve të profilit të lartë, që njihen ndryshe edhe si ‘Engjëjt’ e “Victoria’s Secret”.