Kombëtarja belge ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.
Në kombëtare nuk është ftuar ylli Kevin De Bruyne, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Tottenham, i cili mungoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Norwich.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez i cili ka theksuar se mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne do të mungojë edhe ndaj Arsenalit këtë fundjavë para ndeshjeve ndërkombëtare.
“Ai luajti kundër Spurs, por ndjeu përsëri dhimbje. Ai nuk do të luajë këtë fundjavë”, është shprehur Martinez.
Ndërkohë që yjet si Hazard e Lukaku janë ftuar për këto tre ndeshjet që kombëtarja e tyre i zhvillon gjatë muajit shtator.
Belgjika tre ndeshjet kualifikuese përgjatë këtij muaji do t’i luajë ndaj Estonisë, Republikës Çeke dhe Bellorusisë.
Më poshtë gjeni listën e të ftuarve për këto takime nga kombëtarja belge.
? 31 Devils for our September games. ??? #DEVILTIME pic.twitter.com/zZZ1JMZhzY
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) August 26, 2021


