Kupa e Botës 2022

Belgjika fiton ndeshjen e parë ndaj Kanadasë, merr primatin në grup

11/23/2022 21:58
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Belgjikës dhe Kanadasë.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka siguruar fitoren e parë në Katar, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 0, me golin e vetëm që u shënuar nga Batshuayi.

Ishte një paraqitje jo e kënaqshme nga belgët, madje mund të themi se Kanadaja kishte shumë më shumë nga loja.

Në minutën e 11-të, Alphonso Davies lëshoi një mundësi të ‘artë’, duke dështuar nga penalltia.

Këto janë 3 pikët e para për Belgjikën, që tashmë merr vendin e parë në grup para Kroacisë, Marokos dhe Kanadasë.

/GazetaBlic Sport/