Lindita Bekteshi, kandidate e LDK-së, bashkë me Xhafer Gashin dhe Arben Berishën ishin sot në takim me banorët e fshatit Bakshi dhe Milloshevë.
Bekteshi thotë se u mirëpritën ngrohtë nga mbështetja, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë keni postimin e Bekteshit:
“Bashkë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Obiliq, z. Xhafer Gashi dhe Sekretari z. Arben Berisha u mirëpritën ngrohtësisht nga banorët e fshatit Bakshi dhe Milloshevë.
Ju falënderojmë nga zemra për mikpritjen tuaj të ngrohtë dhe mbështetjen e treguar. Pritja juaj na ka dhënë më shumë energji dhe motivim për të vazhduar me përkushtim rrugëtimin tonë. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe besimin që na dhuroni!
Na priftë e mbara në këtë rrugëtim drejt fitores më 9 shkurt”, shkruan Bekteshi.
/GazetaBlic