Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Linda Bekteshi, falenderon qytetarët për mbështetjen që po i bëjnë gjatë kësaj kohe të rëndësishme të fushatës, raporton GazetaBlic.
Bekteshi tutje thotë se më këtë mbështetje që ka do të arrijë të realizojë çdo objektivë dhe të përfaqësoj interesat e të gjithëve me dinjitet dhe përkushtim.
Ndër të tjera ajo thotë se në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe të rëndësishme fushate. Energjia, besimi dhe përkushtimi juaj janë forca jonë më e madhe. Së bashku, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për të ardhmen dhe po e sjellim ndryshimin që e meriton komuniteti ynë.
Jam e bindur se me mbështetjen tuaj, do të arrijmë të realizojmë çdo objektiv dhe të përfaqësojmë interesat e të gjithëve me dinjitet dhe përkushtim.
Ishte një javë e mbushun plot me takime e me përkrahje të fuqishme.
Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe, deri në ringritjen e fuqishme të Lidhjes sonë!
BËHU NDRYSHIMI ✌️✌️
#votoLDK124✅
#votoLumirAbdixhiku1✅
#votoLindaBekteshi66✅
#votoXhaferGashi11✅