Lajme

Bekteshi: Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e jashtëzakonshme të degës së LDK-së në Drenas

01/13/2025 13:20
nga:G C

Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi, që garon me numrin 66, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për degën e LDK-së në Drenas dhe gjithë qytetarët për pritjen e jashtëzakonshme që i ofruan, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se angazhimi dhe bashkëpunimi i palodhur i këtyre individëve janë forca që i japin mundësinë të ecin përpara në shërbim të komunitetit dhe në ndihmë të ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Bekteshi gjithashtu falënderoi për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke e vlerësuar atë si një burim të rëndësishëm frymëzimi për punën e saj.