Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhor më datën 11 janar, raporton GazetaBlic.
Kandidatja për deputete nga kjo parti, Linda Bekteshi me numër 66, thotë se ndryshimi po vjen dhe se ky është momenti ynë.
Bekteshi tutje thotë se ky do jetë tubimi më i madh elektoral i kohës.
Postimi i plotë:
Republika jonë është vet ëndrra jonë!
Ndryshimi sot është misioni jonë!
Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!
Ejani. Ky është momenti ynë!
Ndryshimi po vjen! ✌️
Lumir Abdixhiku