Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 66, Linda Bekteshi shkruan me pasion për rëndësinë e gruas në ndryshimet pozitive dhe zhvillimet politike, raporton GazetaBlic.
Ajo thekson se gratë po kontribuojnë çdo ditë në avancimin e shoqërisë dhe se LDK-ja është e angazhuar të sigurojë përfaqësim të denjë të gruas në të gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe në institucionet arsimore, shëndetësore dhe kulturore.
Në bashkëpunim me kandidatin Xhafer Gashi, ata ndanë programin dhe vizionin për një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke shpresuar që shumë gra dhe vajza të tjerë do të shohin mundësinë për të kontribuar në vendimmarrje dhe ndryshime pozitive në komunën e Obiliqit.
E plotë:
Gratë po i thojnë po ndryshimit💙
Ndryshimi po vjen!
#behundryshimi
Së bashku me kandidatin për deputet, Xhafer Gashi, patëm kënaqësinë të takonim disa zonja nga Obiliqi, me të cilat ndamë programin dhe vizionin e LDK-së për një Kosovë më të mirë.
Dita-ditës po dëshmohet se gratë janë promotore të ndryshimeve pozitive dhe të suksesshme në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Roli i gruas në LDK, me besim të plotë se përfaqësimi i saj është i garantuar në institucionet komunale dhe qendrore, në institucionet arsimore, shëndetësore e kulturore, LDK-ja i jep përparësi dhe rol të veçantë politik përfaqësimit të gruas në jetën politike.
Prandaj, ne e kemi obligim që shtrojmë rrugën për shumë gra dhe vajza të tjera që dëshirojnë në të ardhmen të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të ndryshojnë pozitivisht gjërat në komunën tonë.