Lajme

Bekteshi falenderon zyrtarët e administratës- Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një të ardhme edhe më të mirë!

12/31/2024 11:45
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së nga Obiliqi, Linda Bekteshi, e cila njëherësh është edhe drejtoreshë e përgjithshme e administratës në këtë komunë ka falenderuar zyrtarët e administratës për festat e fundvitit.

Bekteshi iu ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë vitit 2024.

“Me punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, keni kontribuar në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e komunitetit tonë” shkruan Bekteshi raporton “Gazeta Blic”.

Bekteshi shkruan “Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një të ardhme edhe më të mirë”

Postimi i plotë:

Të nderuar zyrtarë të administratës,

Në këtë fundvit, dua t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj gjatë gjithë vitit që lamë pas. Me punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, keni kontribuar në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e komunitetit tonë.

Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një të ardhme edhe më të mirë.

Ju uroj një Vit të Ri të mbushur me suksese, shëndet dhe harmoni për ju dhe familjet tuaja.

Gëzuar 2025 🥂!

Me respekt dhe mirënjohje,

Linda Bekteshi