Lajme

Bekteshi dhe Gashi presin në takim strukturat e LDK-së së Obiliqit dhe të Fushë Kosovës

12/28/2024 14:06
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Linda Bekteshi, e cila kandidon me numrin 66,  së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë mirëpritur në takim strukturat e LDK-së së Obiliqit dhe Fushë Kosovës, raporton GazetaBlic.

Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se ky takim i përbashkët u fokusua në fuqizimin e angazhimit dhe bashkëpunimit për të siguruar rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti e parë në vend.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, patëm kënaqësinë që të mirëpresim strukturat e LDK-së së Obiliqit dhe të Fushë Kosovës.

Ky takim i përbashkët u fokusua në fuqizimin e angazhimit dhe bashkëpunimit për të siguruar rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti e parë në vend.