Lajme

Bekim Shyti: Gjykata Speciale u themelua nën presion ndërkombëtar, por do të duhej të zhbëhej kur u pa se ku na çon

02/17/2026 21:26
nga:Y I

Në Kosovë është mbajtur një marsh i madh më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Bekim Shyti, Ish komandant i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Shalës ka thënë se nëse Gjykata Speciale u themelua për shkak të presionit ndërkombëtar, është dashur të zhbëhet kur u pa që nga po na çon.

“Nëse e kemi bërë këtë gjykatë nga një trysni e madhe ndërkombëtare, pse nuk e kemi zhbë kur e kemi parë ku po na çon”, ka thënë ai në T7.