Zgjedhjet Lokale

Bekim Jashari voton nesër në ora 10:00 në shkollën fillore “Ilir Lushtaku”

10/16/2021 19:17
nga:Y I

Kandidati i pavaruar për kryetar të Skënderajt, Bekim Jashari, do të votojë nesër pas orës 10:00 në shkollën fillore “Ilir Lushtaku”, në Prekaz të Poshtëm, raporton Gazeta Blic.

Përpara se të votojë, familja Jashari, në mënyrë të organizuar do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara medie,

Ju njoftojmë se nesër me fillim nga ora 10:00, familja Jashari, në mënyrë të organizuar do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, pastaj do t’iu drejtohen kutive të votimit.
Kryetari Bekim Jashari, së bashku me familjen e tij, do të votojnë në shkollën fillore “Ilir Lushtaku”, në Prekaz të Poshtëm.

Ju mirëpresim!