Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka reaguar pas rezultatit preliminar të KQZ-së, në zgjedhjet në Skenderaj.
Jashari, pohon se ka pasur parregullsi të mëdha gjatë procesit të votimit dhe presion tek vetuesit, raporton GazetaBlic.com
“Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar””, tha Jashari.
Jashari, tha se do të kërkoj drejtësi pas mbledhjes së fakteve për manipulime.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.
Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.
Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.
Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.
Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.
Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.
Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri.
I juaji çdo herë Bekim Jashari!


