Lajme

Bekim Jashari: Motra ime, Besarta nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e ardhshme

12/11/2024 23:41
nga:G C

Bekim Jashari ka reaguar pas interesimit të madh të mediave lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së, Besarta Jasharit, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka njoftuar se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Jashari theksoi se familja e tij mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë angazhimeve politike dhe procesit zgjedhor, duke ruajtur angazhimin si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit.

Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim mes të gjithë akterëve politikë në Kosovë, duke u fokusuar në forcimin e shtetit, avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.