Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit që vdiq si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi përgjatë së martës.
Jashari, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, njoftoi se i ndjeri la pas vetes gruan dhe fëmijët, derisa e cilësoi atë si “djalë shembull”.
Për vdekjen e riut paraprakisht njoftoi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, nëpërmjet ‘Facebook’-ut.
“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, shkroi ajo në ‘Facebook’.
Përgjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 26 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.


