Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të punëtori të KED, Idriz Prekazi, i cili humbi jetën tragjikisht sot në vendin e punës.
Jashari thotë se vdekja e Prekazit është një goditje e madhe për të gjithë komunitetin.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi.
Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike.
Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë.
Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne.
Në emrin tim personal dhe të komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Prekazi, kolegët e punës, shokët dhe të gjitha ata që kishin fatin ta njohin Idrizin.
U prehsh në paqe mik i dashur!
Humb jetën punëtori i KEDS në Skënderaj pas kontaktit me rrymën


