Sporti

Bekim Isufi: Fituam ndaj Prishtinës me shumë meritë

10/24/2021 15:49
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Prishtinën me rezultatin 2:0 në kryendeshjen e xhiros së 11’të të Superligës, me golat e Solomon dhe Ermal Krasniqit.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi u shpreh shumë i lumtur me këtë fitore dhe tha se e fituan takimin me meritë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Në tërësi jam i kënaqur me interpretimin e lojës, është pa nga minuta e parë që kemi hy ndryshe me rrezik tjetër, kemi bërë presion të lartë”, tha fillimisht Bekim Isufi për Art Sport.

“E kemi kontrolluar ndeshjen dhe pozicionohet e kundërshtarit, në momentet kur kanë liruar koridoret dhe i kemi shfrytëzuar. Kur luan ndaj ekipeve që din të mbrohen, nganjëherë faktori i 1 lojtari më shumë nuk çon peshë – por kemi pasur koncentrim dhe raste, andaj me plotë meritë kemi fituar këtë duel ndaj Prishtinës”, vazhdoi Isufi.

/GazetaBlic Sport