Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur ministrin për Rini, Kulturë dhe Sport, Hajrulla Çeku se kur do të vendoset shtatorja e Vokrrit.
Haxhiu ka theksuar se Qeveria ka ndarë 200 mijë euro për të punuar parkun dhe shtatoren e legjendës, andaj duhet të përshpejtohen punët për t’u vendosur sa më parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndërkaq, Hajulla Çeku, Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit tha se shtatorja do të vendoset në përvejtorin e vdekjes së Vokrrit, pra me 9 qershor të këtij viti, ndërsa parku nuk do të rregullohet, shkaku i hapësirës së pamjaftueshme.
Por, ku do të vendoset?
Shtatorja është në përfundim e sipër, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u përfunduar dhe do të vendoset.
Në shkurt të vitit 2019, Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin kaluar amandamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për ndërtimin e shtatorës afër Stadiumit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”.
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka thënë sot për ‘GazetaBlic Sport’ se shtatorja e Fadil Vokrrit do të vendoset tek stadiumi, ku edhe tregoi saktësisht lokacionin,
“Shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri do të vendoset tek hyrja e stadiumit, më saktësisht tek sektori V.I.P, aty ku shkruan edhe emri i stadiumit”, tha shkurtimisht Haxhiu.
Vlen të potencohet se me 9 qershor është 3 vjetori i vdekjes së Fadil Vokrrit.
/GazetaBlic Sport