Lajme

Bekim Haxhiu thirrje në Kuvend: Votone Trustin, është kërkesë e qytetarëve

06/23/2022 11:23
nga:N M

Bekim Haxhiu nga PDK ka paraqitur projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti para deputetëve duke bërë thirrje që të votohet nga shumica e deputetëve, raporton Gazeta Blic.

“Kjo kërkesë buron nga qytetarët dhe ne si të zgjedhur të tyre duhet të plotësojmë këtë kërkesën pasi ka krizë ekonomike dhe ngritje të çmimeve e inflacion në vend”,tha ai.

Ai ka treguar se kush sa para mund të tërheq para nga Trusti në rast të votimit.

“Prej 10 mije euro deri në 19.900 mund të tërheqin 25 përqind, prej 20 mijë deri në 29.999, 20 për qind, 30 mijë deri në 39.999, 15 përqind dhe ata që kanë mbi 40mijë euro mund të tërheqin 10 përqind’, tha ai ndër të tjera.