Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë nga Prishtina.
Sipas tij, kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të bashkëbiseduar për një të ardhme më të mirë, ku rinia dhe qytetarët të ndërtojnë perspektivën në Kosovë.
“Me energjinë dhe pasionin e tyre, ata janë forca e ndryshimit që na udhëheq përpara. Bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shtuar tutje Haxhiu.
Kujtojmë që numri i kanidatit për deputet, Bekim Haxhiu është 109, në listën zgjedhore të PDK-së.