Lajme

Bekim Haxhiu prezanton Projektligjin për Trustin që mundëson tërheqjen nga 10 deri në 30% të kursimeve

05/25/2022 11:35
nga:N M

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për Projketligjin për Trustin i cili është hartuar nga deputetët e PDK-së.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ka propozuar Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

“Në emër të GP të PDK-së në cilësinë e propozuesit të Projketligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, ne kemi propozuar Projektligjin për Trustin. Ky projektligj është dërguar për mendim në qeveri dhe u është shpërndarë deputetëve. Të nderuar anëtarë qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me krizë ekonomike andaj kemi iniciuar ndryshimin e Ligjit për Trustin që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga 10 deri në 30 përqind”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, tutje ka bërë të ditur se në këtë Projektligj rregullohet përqindja e tërheqjes së mjeteve varësisht nga kursimet që kanë qytetarët në Trust.

“Në nenin 1, saktësohet qëllimi, ky ligj u krijon pjesëmarrëvese të Trusit tërheqja nga 10 deri në 30 për qind. Në nenin 12a, pjesëmarrësit mund të tërheqin 10 deri në 30% sipas përshkrimit në vijim: Personat që kanë më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri në 30% të të hyrave. Personat që kanë kursime pensionale nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro kanë të drejt të tërheqin 25% kurse ata që kanë nga 30 mijë deri në 39 mijë e 999 euro, kanë të drejtë të tërheqin deri 20%”, tha Haxhiu.

A do të kalojë Projektligji për Trustin, nis mbledhja e Komisionit për Buxhet