Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për menaxhimin e dobët të shëndetësisë, duke akuzuar se po i mbyll sytë para korrupsionit dhe abuzimeve me tenderët, raporton GazetaBlic.
Sipas Haxhiut, Kurti po bën fushatë me “fasada” dhe po përuron gjysmë-koridore në vend që të adresojë problemet reale në sektor.
Ai theksoi se shëndetësia po vuan nga keqmenaxhimi dhe kërkoi një angazhim të vërtetë për përmirësimin e kushteve.
E plotë:
Kurti po i mbyllë sytë para korrupsionit të vazhdueshëm në shëndetësi, para tenderomanisë, dhe pa fije turpi bën fushatë duke përuruar një gjysëm koridor në
Klinikën e Radiologjisë, vetëm për të mbuluar dështimet né këtë sektor.
Ai merret vetëm me fasadat po asnjëherë me zgjidhjen e problemeve në shëndetësi e cila po qelbet nga keqmenxhimi.


