Lajme

Bekim Haxhiu kritikon dy qeveritë e fundit për menaxhim të dobët të pandemisë

07/02/2021 22:41
nga:M K

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar dy qeveritë e fundit, pasi sipas tij kanë menaxhuar dobët me pandeminë.

Në një prononcim për dokumentarin “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic, Haxhiu ka deklaruar se ka pasur shumë keqpërdorime gjatë periudhës së pandemisë, madje edhe në blerje të oksigjenit e gjërave të tjera.

“Masat që janë marrë në fillim kanë qenë shumë radikale të mbylljes, me çka është rrçnu shumë ekonomia familjare. Gjatë kësaj pEriudhe kohore kur qytetarët rrinin mbyllur në qeverinë Kurti 1, kemi parë abuzim të qeverisë me paranë publike, duke blerë dhe kontratkuar barna dhe produkte me çmim dyfish më të shtrenjtë.

Nuk respektonin kontratata që kishin të kontraktuara institucionet dhe kontraktonin kompani të tjera. Në fillim nuk janë bërë teste shumë, por gjatë këtyre 15 muajve të pandemisë është parë që sistemi shëndetësor e ka përballuar pandeminë falë profesionistëve shëndetësorë që u vunë në ballë të betejës.

Ata që kanë dështuar kanë qenë institucionet e Qeverisë së Kosovës, kishte keqpërdorime gjatë kësaj pëeriudhe edhe me raportimin e testeve. Në fillim Qeveria Kurti kishte pranuar 1 mijë teste nga Serbia, e cila u paraqit humane në raport me BE-në dhe më vonë gjatë Qeverisë Hoti, abuzimet nuk u ndalën dhe vazhduan edhe me oksigjen, ka pasur shumë dyshime për keqpërdorime edhe për furnizim me oksigjen nga kompanitë që nuk kanë qenë të licencuara”, tha ndër të tjera Haxhiu për GazetaBlic.

Thaçi e Veseli kontaktuan Ramë Bujën, kjo është arsyeja

/GazetaBlic/