Pas dështimit të Kurtit për formimin e Qeverisë, ka reaguar ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Haxhiu tha se është dështim kur populli të jep 400 mijë vota besim, e ti nuk arrin me siguru as 5 vota në Kuvend.
“Kjo s’është krizë numrash, por dështim i Kurtit në udhëheqje, bashkëpunim dhe vizion” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Albin Kurti dështoi
Dështim është kur populli të jep 400 mijë vota besim, e ti nuk arrin me siguru as 5 vota në Kuvend.
Kjo s’është krizë numrash, por dështim i Kurtit në udhëheqje, bashkëpunim dhe vizion.
Kur nuk di me ndërtu ura, mbetesh vetëm.


