Lajme

Bekim Haxhiu kërkon shkarkimin e Qëndron Kastratit

05/23/2021 17:54
nga:M K

Pas përplasjeve të sotme mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe banorëve të fshatit Shipashnicë e Ulët të Kamenicës, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Përmes një postimi, Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, nga pozita e tij.

Ai tha se pushteti të cilin e kanë zgjedhur qytetarët para katër viteve, po ushtron dhunë ndaj tyre për një të drejtë elementare.

“Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës. Katër vitet më parë qytetarët e Kamenicës votuan për ndryshim, ndërsa sot pushteti që e zgjodhën po ushtron dhunë ndaj qytetarëve për një të drejtë elementare që ata po e kërkojnë dhe që ju takon me Ligj dhe Kushtetutë, arsimimin e fëmijëve.

Prandaj, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE, Neni 64, Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga posti që ushtron”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.

Kjo përplasje kishte shkak një shkollë në këtë fshat e cila ishte mbyllur shkaku i reformave që ndodhën në fushën e arsimit.

LEXO EDHE:

Protesta në Kamenicë, ministrja Nagavci: Inspektorati policor po heton nëse ka pasur tejkalim të kompetencave