Lajme

Haxhiu- Çekut: Me ardhjen në pushtet keni ndërprerë projektin e stadiumit nacional dhe atë të “Adem Jasharit”

04/07/2023 18:29
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar në seancën e sotme plenare Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu ka thënë se në dhjetëvjeçarin e fundit investimet kapitale në sektorin e sportit shënojnë pikën më të ulët gjatë vitit 2022 dhe 2021.

Depueteti i PDK-së i ka thënë Çekut se kanë ndërprerë projektin e stadiumit nacional dhe atë të “Adem Jasharit” në Mitrovicë.

“Në dhjetëvjeçarin e fundit investimet kapitale në sektorin e sportit shënojnë pikën më të ulët gjatë vitit 2022 dhe 2021. Eshtë ndërprerë projekti i stadiumit nacional dhe është ndërprerë edhe projekti i stadiumit “Adem Jashari”, as njëra dhe as tjetra nuk kanë probleme pronësore sepse për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2014 kur ka bërë investimet e para e ka shpallur stadium me interes nacional dhe procedurat tjera pastaj janë vazhdu, ka pasë kontratë valide të nënshkruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Punimet janë ndërprerë jo për arsye pronësore por për arsye politike sepse Vetëvendosje e ka humb pushtetin në Mitrovicë dhe kjo nuk do të duhej të ishte në këtë nivel dhe në këtë formë.”

“Në pjesën tjetër për ngritjen e kapaciteteve për liçensimin e federatave, doemos që e mbështes një proces të liçensimit, mirëpo me këtë proces të liçensimit klubeve sportive te futboolit i janë humbur 3.2 milion euro në vitin 2022 për shkak të një vendimi që Ministri e merr në fund të vitit 2022 për me ndërpre dhënien e vërtetimeve për sponsorizim derisa procesi është në vazhdim e sipër, kjo i ka shkaktu dëme të mëdha futboollit të Kosovës duke u pamundësuar që të marrin vërtetime për sponsorizim ata të cilët vetëm kishin kontrata valide. Kjo nuk duhej të ndodhte për vitin 2022, si proces do të duhej të vazhdonte në vitin 2023 pasi Federata E futbollit nuk ishte një Federatë e liçensuar dhe ky është një vendim i gabuar i Minstrit Çeku” i tha Haxhiu ministrit Çeku raporton “Gazeta Blic”