Lajme

Bekim Haxhiu: Gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje, qeveria po bën ‘sehir’

05/04/2021 18:09
nga:M K

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili i është ofruar vullnetarë ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia për ndihmë në nënshkrimin e kontratës për sigurimin e rreth gjysmë milioni vaksinave, thotë se Qeveria Kurti 2 nuk po bënë asgjë për shëndetin e qytetarëve.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje si pasojë e koronavirusit.

Haxhiu thotë se hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë rexhistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19.

Qeveria nuk ka nënshkruar parakontratën e ofruar nga Pfizer.

Në ofertë që unë ua kam siguruar, MSH për 3 javë as email – kërkesë nuk i kanë derguar kompanis qe na ofroi 500 mij deri 3 milion vaksina Pfizer.

Kjo përveç qe është neglizhence dhe padituri, për me keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të Kosovës.

Derisa çdo ditë raportohet për humbje të jetëve të qytetarëve tonë, Qeveria Kurti 2 bënë sehir.

Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar.

LEXO EDHE:

Deputetja e PDK-së: Donika Gërvalla ka harruar që në Hagë po gjykohet historia e shtetësisë së Kosovës