Lajme

Bekim Haxhiu fton familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së në takim me Bedri Hamzën

01/25/2025 23:38
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar për takimin që do të mbahet me familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza.

Ky takim do të mbahet ditën e diel, më 26.01.2025, në ora 16:00, në Hotel Emerald.

Postimi i tij i plotë:

“Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, ju ftojmë në takim me Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, ditën e diel, më 26.01.2025, në ora 16:00, në Hotel Emerald.
Në këtë takim do të prezantohet vizioni, programi dhe prioritetet e Kandidatit për Kryeministër të PDK-së, z. Bedri Hamza, për mbështetjen e kategorive të luftës.
Ju mirëpresim!
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër1
#MemliKrasniqi2
#BekimHaxhiuKamishi109