Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia i cili dje tha se është reduktuar lista e pritjes pritjet për kryerjen e kontrolleve në QKUK për rezonancë magnetike, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, Vitia mashtroi me listën e pritjes.
Haxhiu ka ofruar edhe dëshmi në statusin e tij në Facebook për pritjet për kontrolla për rezonancë magnetike.
“Me fakte po ua kujtoj se në shtator 2020, me dy MRI në QKUK lista e pritjes për Rezonancë Magnetike ishte ZERO, ndërsa, me ardhjen tuaj ministër lista e pritjes për Rezonancë Magnetike është rritur deri në mbi 12 muaj. Aktualisht me 4 MRI lista e pritjes është 5 muaj”, ka shkruai ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
“Bravooo” ministër Vitia, për gënjeshtrat që plasuat ditën e djeshme!
Me demagogji u munduat ta mashtroni opinionin duke manipuluar rreth listës së pritjes në QKUK por edhe për çështje tjera.
Me fakte po ua kujtoj se në shtator 2020, me dy MRI në QKUK lista e pritjes për Rezonancë Magnetike ishte ZERO.
Ndërsa, me ardhjen tuaj ministër lista e pritjes për Rezonancë Magnetike është rritur deri në mbi 12 muaj. Aktualisht me 4 MRI lista e pritjes është 5 muaj.
Çfarë menaxhimi është ky?
Çfarë transformimi?!
Sukses se jo mahi !!!
Ministër a është e mundur që ju nuk e dini se në QKUK nga viti 2019 janë funksionale dy MRI, ndërsa e treta MRI në Pediatri është projekt i qeverive të kaluara.
Përse flisni të pavërteta se e keni gjetur një MRI në QKUK?
E verteta është se ju e keni gjetur ZERO listën e pritjes për Rezonancë Magnetike, ndërsa nën menaxhimin tuaj është rritur në disa muaj.
Ministër a e dini që në Pejë kryhen vetëm 6 MRI në 24 orë.
Ky është dështim nëse krahasohet me numrin (20-25) te Rezonancave Magnetike që kryhen për 8 orë në një MRI në QKUK.
Ministër a je në dijeni se CT-64 në Onkologji është jashtë funksionit tash e 3 muaj?
Të mburresh me dështimin është hipokrizi dhe mos mendo se qytetarët u besojnë mashtrimeve tuaja.
Ata po i përjetojnë vuajtjet e pritjes dhe maltretimeve çdo ditë që kërkojnë shërbime mjekësore, siç të demantuan pacientët dje me foto dhe me fakte.


