Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e tij mbi menaxhimin e shëndetësisë në Kosovë, pas deklaratave të drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, raporton GazetaBlic.
Sipas Haxhiut, për 9 muaj janë kryer mbi 1,000 operacione, duke rezultuar në një mesatare prej 3-4 operacioneve në 24 orë, në një klinikë që disponon 4 salla operative dhe 15 specialistë.
Haxhiu theksoi se në vitin 2019, me vetëm 2 salla operative, janë kryer 1,425 operacione, duke nxjerrë në pah një rënie të numrit të operacioneve në vitin 2024, kur janë në përdorim 4 salla operative.
Ai e cilësoi këtë situatë si një dështim në menaxhimin e shëndetësisë dhe e lidhur me fenomenin e “tenderomanisë” që po përfshin sektorin.