Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka pyetur se çka po ndodh me Spitalin e fëmijëve që u inaugurua së fundi, në QKUK.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria që të tregojë pse nuk është funksional Spitali i fëmijëve që u inagurua me 13 shtator, i cili u ndërtua falë bashkëpunimit të Kosovës me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Tash e 46 ditë nga dita e inagurimit, Spitali i fëmijëve vazhdon të qëndroi i mbyllur pa ofruar shërbime për pacientët ani pse konsiderohet si një nga spitalet me moderne në rajon për nga kapacitetet, shërbimet e pediatrisë dhe të kirurgjisë pediatrike. Ku qëndron problemi që ende asnjë pacient nuk ka mundur të marr asnjë shërbim në atë spital.
Paisjet moderne për diagnostifikim dhe trajtim të pacientëve qëndrojnë të papërdorura ndërsa prindërit duhet të kërkojnë shërim në klinikat private në Kosovë dhe jashtë saj për fëmijët e tyre”, ka shkruar ai. Tutje Haxhiu ka pyetur se a ka qenë edhe ky inagurim pjesë e fushatës elektorale.
“A duhet të jap dikush llogari pse është bërë inaugurimi i spitalit të fëmijëve nëse nuk ka qenë funksional, ndërsa ende pas 46 ditëve nuk ofrohen shërbime për pacientë. A ishte edhe ky inagurim pjesë e fushatës elektorale?”, është shprehur deputeti i PDK’së.
Më poshtë reagimi i tij.