Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka ndarë një detaj të veçantë nga hobi i tij, shkruan GazetaBlic.
Ai thotë se Bekën shpesh e gjeni sa në një mal në tjetrin.
Lidhur me këtë Beka dëshiron që bukuritë natyrore të Kosovës të njihen dhe vlerësohen më gjerësisht, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Ai beson se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të treguar pasuritë natyrore që Kosova ofron dhe për të krijuar mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”, shkroi ai.
Tutje, Beka shprehet se zhvillimi i turizmit është shumë më tepër sesa një aktivitet ekonomik, që sipas tij është një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe për të frymëzuar të tjerët që ta duan, ta respektojnë dhe ta mbrojnë këtë pasuri të vyer.
Postimi i plotë:


