Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vizituar fshatin Trestenik në Pejë, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit, Berisha dhe kandidatët e tjerë prezantuan planin e tyre 4-vjeçar, i fokusuar në zhvillimin e fshatrave dhe përmirësimin e kushteve për banorët.
Ai theksoi se fshatrat janë të veçantë për historinë, bujarinë dhe solidaritetin që i karakterizon, duke nënvizuar se njerëzit e këtyre vendeve kanë zemër të madhe.
E plotë:
Tresteniku, ky fshat mikpritës…
Tresteniku i Pejës me natyrën e tij të mrekullueshme dhe peizazhet mahnitëse, priti Bekë Berishën dhe kandidatët e tjerë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët zhvilluan një takim me banorët e vendit, ku prezantuan planin e tyre 4-vjeçar, me fokus në pikat më të rëndësishme të këtij plani.
Fshatrat tanë janë thjesht të veçantë, të pasur me histori, bujari dhe solidaritet. Nuk ka njerëz me zemër më të madhe se njerëzit e vendeve tona!