Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka vizituar universitetin RIT, raporton GazetaBlic.
Berisha u takua me studentët dhe stafin akademik të RIT Kosovo, ku biseduan për temat që i prekin të rinjët.
Ai thotë se të rinjët nuk janë thjesht pjesëmarrës të së ardhmes por jane bashkrijues të saj.
Postimi i plotë:
Today, we were… për pak ky status vazhdoi në anglisht, se Beka ishte në vizitë në universitetin RIT.
Shumë energji. Shumë ëndrra. Shumë pozitivitet.
Sot, Beka u takua me studentët dhe stafin akademik të RIT Kosovo, në një bashkëbisedim të hapur, miqësor dhe të thellë për temat që i prekin të rinjtë: nga arsimi, mundësitë e punës, ndërlidhja me tregun e punës, e deri te roli i tyre në transformimin e qytetit dhe vendit.
Të rinjtë nuk janë thjesht pjesëmarrës të së ardhmes, ata janë bashkëkrijues të saj.
Drejt Prishtinës së ëndrrave!
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


