Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka vazhduar takimet me qytetarë, këtë herë në Komunën e Kaçanikut, raporton Gazeta Blic.
“Takimi në Kaçanik me kandidatet tona të përkushtuara dhe të dëshmuara me punë, Hafize Sallahi dhe Fatime Lika, është pjesë e një angazhimi të pandërprerë për të qenë pranë qytetarëve, për të dëgjuar zërin e tyre drejtpërdrejt dhe për të mbështetur çështjet dhe projektet që janë në interes të komunitetit lokal”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Hej Kaçanik, o shkëmb e gur!
Nuk kemi ardhë me këndu — jo.
Po vazhdojmë me takime përkrahëse dhe mobilizuese, krah kandidatëve tanë dhe krah qytetarëve.
Takimi në Kaçanik me kandidatet tona të përkushtuara dhe të dëshmuara me punë, Hafize Sallahi dhe Fatime Lika, është pjesë e një angazhimi të pandërprerë për të qenë pranë qytetarëve, për të dëgjuar zërin e tyre drejtpërdrejt dhe për të mbështetur çështjet dhe projektet që janë në interes të komunitetit lokal.
Krah njëri-tjetrit
Krah Kaçanikut.
Krah Kosovës.
#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4


