Lajme

Bekë Berisha: Të gjithë duam një qeveri që punon për ne, jo kundër nesh!

12/29/2024 11:55
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Beke Berisha, ka kritikuar keqmenaxhimin e parave publike nga qeveria, duke theksuar se shpenzimet për udhëtime duhet të reduktohen në zero, raporton GazetaBlic.

Ai kërkoi që paratë e shtetit të drejtohen në projekte që kanë vërtetë nevojë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për udhëheqës që angazhohen për transparencë dhe menaxhim të mirë, dhe jo për shpërdorimin e fondeve.

“Të gjithë duam një qeveri që punon për ne, jo kundër nesh,” u shpreh Berisha.

E plotë:

ZERO shpenzime për udhëtime!

Kështu duhet të jetë, për TË GJITHË!

Paratë e shtetit nuk duhet të shpërdorohen, por të shkojnë aty ku janë me të vërtetë të nevojshme – për POPULLIN!

Pse të mos ia besojmë drejtimin e vendit njerëzve që vërtet angazhohen për transparencë, menaxhim të mirë dhe mirëqenien e popullit?

Të gjithë duam një qeveri që punon për ne, jo kundër nesh! 8️⃣