Lajme

Bekë Berisha: Taukbashqja, pjesë e ndryshimit – këto janë premtimet për këtë lagje

10/06/2025 18:00
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar banorët e Taukbashqes, me të cilët ka diskutuar për problemet me të cilat ata përballen çdo ditë, raporton Gazeta Blic.

“Beka premtoi angazhim të fortë, të pathyeshëm, për mbështetje të pakushtëzuar dhe zgjidhje reale, të qëndrueshme, sepse kjo është Taukbashja, lagja më e bukur e qytetit”, thuhet në postim.

Postimi i tij i plotë:

Taukbashqja, Pjesë e ndryshimit!

Taukbashqja e priti Bekën me zemër të madhe dhe shpresë për ndryshimin e mirëpritur! Programi u prezantua në lagjen Taugbashqe së bashku me kandidatin për Kuvendin Komunal, Kreshnik Smajlaj. Takimi, i organizuar nga Familja Govori dhe Sadiku, u fokusua në problemet që qytetarët përballin çdo ditë, të paraqitura me bindje të plotë që Beka e bën zgjidhje!

Por më e rëndësishmja? Beka premtoi angazhim të fortë, të pathyeshëm, për mbështetje të pakushtëzuar dhe zgjidhje reale, të qëndrueshme, sepse kjo është Taukbashja, lagja më e bukur e qytetit.

Prishtinë më e gjelbër, e organizuar dhe e jetueshme për të gjithë.

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon