Lajme

Bekë Berisha takon sonte banorët e lagjes Pejton, i fton që t’i ndajnë idetë e tyre

09/25/2025 17:11
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, sonte do t’i takojë banorët e lagjes Pejton në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Ai i ka ftuar përmes një postimi në Facebook, që të flasin e t’i ndajnë idetë e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Beka po don me ditë, çka doni ju me u bo n’lagjen tuaj!

Taverna “Gegë”, Pejton
Sonte prej orës 19:00

Hajde me pi kah një kafe, e me folë për lagjen, për idetë tuaja, për çka doni me ndryshu.

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon