Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka zhvilluar një takim me rininë e Istogut në zyrat e AAK-së, së bashku me disa kandidatë të tjerë për deputetë, raporton GazetaBlic.
Ai vlerësoi energjinë, idetë dhe rolin e të rinjve si forcë kyçe për të ardhmen e vendit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ëndrrave dhe vizionit të tyre.
Postimi i plotë:
Nuk ka gjë ma të bukur për një vend sesa kur ka një rini të gjallë, plot energji e ide që s’ndalen kurrë.
Kjo është forca jonë: rinia me andrra të mëdha, qëllime të qarta dhe plane që s’ta lënë as një kafe me e pi rehat. A nuk është mëkat t’ju shkatërrojmë këto andrra?
Sot, bashkë me Prek Prekaj, Gani Dreshaj, Dritan Bajramaj, Hidajete Maksutaj dhe Avni Gashin, njëherit edhe kandidatë për deputetë, u takuam në zyrat e AAK-së me rininë e Istogut.
Një takim plot ide, energji, buzëqeshje… e më shumë pyetje sesa përgjigje, por pikërisht kështu fillon çdo e ardhme serioze.


