Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, është takuar sot në zyrat e partisë, me rininë e Istogut, raporton Gazeta Blic.
“Nuk ka gjë ma të bukur për një vend sesa kur ka një rini të gjallë, plot energji e ide që s’ndalen kurrë. Kjo është forca jonë: rinia me andrra të mëdha, qëllime të qarta dhe plane që s’ta lënë as një kafe me e pi rehat. A nuk është mëkat t’ju shkatërrojmë këto andrra?”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka gjë ma të bukur për një vend sesa kur ka një rini të gjallë, plot energji e ide që s’ndalen kurrë.
Kjo është forca jonë: rinia me andrra të mëdha, qëllime të qarta dhe plane që s’ta lënë as një kafe me e pi rehat. A nuk është mëkat t’ju shkatërrojmë këto andrra?
Sot, bashkë me Prek Prekaj, Gani Dreshaj, Dritan Bajramaj, Hidajete Maksutaj dhe Avni Gashin, njëherit edhe kandidatë për deputetë, u takuam në zyrat e AAK-së me rininë e Istogut.
Një takim plot ide, energji, buzëqeshje… e më shumë pyetje sesa përgjigje, por pikërisht kështu fillon çdo e ardhme serioze.
#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4


