Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarë, këtë herë në qytetin e Vitisë, raporton Gazeta Blic.
“Vitia ruan identitetin e vet si qytet i qëndrueshmërisë, dialogut dhe angazhimit qytetar. Një takim i sinqertë mes njerëzve që besojnë në veprim, përgjegjësi publike dhe organizim serioz”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Vazhdojmë në qytetin e bukur të Vitisë, rrëzë Karadakut, në juglindje të Kosovës, me histori bashkëjetese, peshë shpirtërore dhe qytetarë aktivë që kontribuojnë çdo ditë në ngritjen dhe ruajtjen e vlerave të qytetit të tyre. Vitia ruan identitetin e vet si qytet i qëndrueshmërisë, dialogut dhe angazhimit qytetar.
Në këtë frymë, vizituam Degën e AAK-së në Viti, në mikpritjen e kryetarit të degës, Labinot Bislimi, qytetar aktiv dhe zë i komunitetit. Një takim i sinqertë mes njerëzve që besojnë në veprim, përgjegjësi publike dhe organizim serioz.
Krah njëri-tjetrit.
Krah Kosovës
#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4


