Lajme

Bekë Berisha: Takimi i sotëm në Fushë-Kosovë ishte dëshmi e një fryme që AAK po rritet çdo ditë

12/23/2025 22:31
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe dhe entuziazmin e të rinjve në takimin e mbajtur në Fushë-Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se takimi dëshmoi rritjen e mbështetjes për AAK-në dhe kandidaturën e tij, ku u diskutua programi i partisë, u prezantuan kandidatët dhe u trajtuan tema që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit qytetar.