Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka mbajtur sot takim në Gjakovë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se Gjakova është qyteti që ecën përpara e nuk e harron të kaluarën.
Postimi i tij i plotë:
Gjakova, qyteti që ecën përpara. Qytet që nuk e harron të kaluarën, por e mban atë si themel të së ardhmes, urë e gjallë mes traditës dhe vizionit, ku identiteti ruhet me krenari dhe shpresa ndërtohet çdo ditë me punë e dinjitet.
Në këtë frymë u mbajt takimi në Gjakovë, i organizuar nga Anton Bardheci, së bashku me Kreshnik Vezvesen, bashkëluftëtarë në përkrahje të Bekës.


