Lajme

Bekë Berisha takim me Shoqatën e të Shurdhërve në Prishtinë: Të jesh i barabartë nuk është privilegj, është e drejtë

10/05/2025 13:59
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së të Shurdhërve, ku u shoqërua nga Fitim Aliu, një nga kandidatët dhe anëtar i kësaj shoqate, raporton GazetaBlic.

Berisha theksoi rëndësinë e përfshirjes së plotë të kësaj kategorie në jetën shoqërore dhe krijimin e mundësive të barabarta për punësim.

“Të jesh i barabartë nuk është privilegj, është e drejtë”, u shpreh ai.