Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka mbajtur takim me qytetarë në Vushtrri, raporton Gazeta Blic.
“Edhe këtu, u fol për mundësitë e përfshirjes së rinisë në politika, programe lidershipi dhe punësimi; për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe diplomacisë së sigurisë për stabilitet dhe zhvillim”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Prej Mitrovicës nuk bën me kalu pa u ndalë në Vushtrri, në këtë qytet të lashtë, me histori të pasur dhe rini të jashtëzakonshme.
E tani, qysh me kalu pa i pi një a dy çaja? E qysh me pi çaj pa biseda interesante?
Edhe këtu, u fol për mundësitë e përfshirjes së rinisë në politika, programe lidershipi dhe punësimi; për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe diplomacisë së sigurisë për stabilitet dhe zhvillim.
#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4


