Lajme

Bekë Berisha si Ramush Haradinaj: Ia jep këngës patriotike nën tingujt e çiftelisë

08/10/2021 22:24
nga:M K

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në rrjetin social Facebook ka shfaqur një video ku shihet në mesin e disa personave duke kënduar nën tingujt e çiftelisë.

Berisha këngës ia ka dhënë në përkujtim të dëshmorit Bekim Berisha.

“LAVDI HERO Bekim Berisha”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Vlen të përmendet se edhe shefi i partisë së Bekë Berishës, Ramush Haradinaj, jo rrallë herë është bërë viral me videot e tij ku shihet duke ia dhënë këngëve me motive patriotike.

Sidoqoftë, pranuar edhe nga vet Haradinaj, zëri dhe përformanca që ai shfaq lënë shumë për të dëshiruar.