Bekë Berisha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të djalit të bashkëluftëtarit të tij, Jeton Kelmendi.
Berisha në telegramin e tij të ngushëllimit tha se ‘bashkëndjen me familjen Kelmendi në këto çaste të vështira’.
“Në këto momente të rënda i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Kelmendi.Bashkëndjej me ju në këtë çast të vështirë e të rënduar shpirtërisht. Eldioni u prehtë në paqe” shkruan Berisha në telegramin e ngushëllimit.
Telegrami i plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të djalit të bashkëluftëtarit tim, Jeton Kelmendi.
Në këto momente të rënda i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Kelmendi.
Bashkëndjej me ju në këtë çast të vështirë e të rënduar shpirtërisht. Eldioni u prehtë në paqe!


