Lajme

Bekë Berisha: Rinia e Kosovës shpresa e vendit, duhet të qëndrojnë në Kosovë

01/27/2025 13:24
nga:G C

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së me numrin 8 për deputet,  ka shprehur shqetësimin e tij për largimin e rinisë së Kosovës, duke pyetur pse të rinjtë, të cilët janë shpresa dhe energjia e ardhmërisë së vendit, duhet të kërkojnë mundësi jete jashtë Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se është e nevojshme të ndryshohet kjo situatë, që brezi i ri, që ka potencialin të kontribuojë në zhvillimin e vendit, të mos detyrohet të largohet dhe të ndjekë ëndrrat jashtë atdheut.

E plotë:

Pse duhet rinia e Kosovës ta lëshojë vendin? Pse duhet të lejojmë që të rinjtë tanë, ata që janë shpresa dhe energjia e ardhmërisë së vendit, të largohen dhe të kërkojnë mundësi jete diku tjetër në Evropë?

Duhet ta ndryshojmë këtë situatë, ku brezi i ri, që duhet të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës të mos largohet, të mos ndjekë ëndrrat dhe aspiratat e tij jashtë kufijve të atdheut!